Aksidenti në Pogradec/ Një prej të plagosurve transportohet me helikopter drejt Tiranës

by editor

Njëri nga tre të plagosurit nga aksidenti i rëndë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pritet që të transportohet me helikopter drejt Tiranës.

Nga përplasja e dy automjeteve tip “Toyota” dhe “Hyndai” mbetën të plagosur dy drejtuesit dhe një pasagjer. Sipas raportimeve, në automjetin tip Hyndai udhëtonin dy shtetas anglezë.

Advertisements

Dyshohet se ka qenë drejtuesja e mjetit “Toyota” që ka humbur kontrollin duke kaluar në korsinë tjetër dhe duke u përplasur me mjetin që udhëtonin dy anglezët.

Njoftimi i policise:

Advertisements

“Rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, automjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. B., është përplasur me automjetin tip “Hyndai” me drejtues shtetasin D. R.

Si pasojë e përplasjes kanë ngelur të dëmtuar drejtuesja e automjetit tip Toyota, si dhe drejtuesi i automjetit tip Hynday dhe një pasagjere në këtë automjet, të cilët ndodhen në spital për mjekim.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit“, thuhet në njoftim.

You may also like