Aksidenti në seri në Tiranë, dy të plagosur, një prej tyre mjek

Dy persona kanë përfunduar në spitalin e Traumës nga aksidenti i ndodhur tek rrethrrotullimi i Saukut.

Advertisements

Mësohet se 40-vjeçari Vanion Cinari, mjek ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas dëmtimeve të marra.

Advertisements

Ndërsa Alba Shehaj 32-vjeç gjithashtu ka mbetur e plagosur, dhe ka marrë dëmtime më të lehta.

Po ashtu shkak i aksidentit dyshohet parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve dhe më pas janë përfshirë edhe makina të tjera të cilat kanë qenë në distancë të afërt.