Aksidenti tragjik i Fushë-Prezës, lihen në burg shoferi i betonieres dhe kushëriri i tij, Krrashi në gjyq: U përpoqa t’i ndihmoj, por…

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Aleksandër Krrashi, shoferi i betonieres, në të cilën u përplasën për vdekje 4 të rinjtë dy ditë më parë.

Advertisements

Në sallën e gjyqit Krrashi ka deklaruar: “U përpoqa në maksimum t’i ndihmoj, dera e makinës nuk u hapte, lajmërova dhe një koleg të një betoniere tjetër të vinte për të më ndihmuar me shuarjen e zjarrit”

Advertisements

Me masën “arrest në burg” u la edhe Valentin Krrashi, kushëriri i shoferit 24-vjeçar, i cili akuzohet se e ka ndihmuar për t’u larguar nga vendi i aksidentit, duke u akuzuar për përkrahje të autorit të krimit.

Ndërkohë menaxheri i firmës për prodhimin e betonit, Danjel Koxha u lirua nga qelia duke i caktuar masën “detyrim paraqitje”.

Seanca u drejtua nga gjyqtari Edvan Vecani.

Ndaj 24-vjeçarit, prokuroria ka ngritur veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Sipas materialit të referuar nga policia rrugore, shoferi nuk ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimit, ndërkohë që para përplasjes fatale kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin.

Nga aksidenti humbën jetën Enejdi Laçi dhe tre pasagjerët në mjetin e tij Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç.