Aksidenti tragjik në aksin Lushnje-Tiranë, po kalonte rrugën në këmbë, humb jetën avokati i njohur

by editor

Mariglen Koçiu, personi që humbi jetën dy ditë më parë në autostradën Lushnjë-Tiranë, rezulton se është avokat i njohur.

Advertisements

Kolegët dhe miqtë e tij kanë ndarë mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale, duke reaguar me trishtim për ikjen e tij të parakohshme.

Advertisements

56 vjeçari rezulton se po kalonte në këmbë nga njëra anë e autostradës në tjetrën, kur është përplasur nga një makinë e drejtuar nga shtetasi, Lulzim Balilaj.

Fatkeqësisht, si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, avokat Mariglen koçiu ka ndërruar jetë në vendngjarje. Aksidenti ka ndodhur në orën 02:00 të mëngjesit të ditës së shtunë.

Advertisements

“Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, shtetasi L. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. K., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

Shtetasi L. B., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Autostrada Lushnjë-Tiranë dhe anasjelltas është një ndër pikat e zeza të aksidenteve në vendin tonë, për shkak se banorët e zonës dhe qytetarë të tjerë që duan të shkojnë nga një anë në tjetrën, nuk zgjedhin mbikalimet, por i kalojnë korsitë në këmbë, duke u bërë burim aksidenti”, njoftoi policia.

You may also like