Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë/ Shoferi i betonieres arrestohet, pronari i firmës në kërkim!

Pas aksidentit të rëndë që ndodhi në Fushë-Prezë, ku humbën jetën katër të rinj, autoritetet kanë arrestuar shoferin e betonieres, Aleksandër Krrashi. Ai akuzohet për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, “drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt pa leje drejtimi” dhe “largim nga vendi i aksidentit”.

Advertisements

Gjithashtu, policia ka shoqëruar në komisariat menaxherin e firmës “Hel Jon” shpk, Danjel Qemal Koxha, i cili po hetohet për disa vepra penale, përfshirë “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, “shkelje të rregullave në punë”, “punësim të paligjshëm” dhe “fshehje të ardhurave dhe tatimeve”.

Advertisements

Ndërkohë, bëhet me dije se është shpallur në kërkim administratori i firmës “Hel Jon” shpk, Saimir Rruzhdi Hoxha. Ai po kërkohet për të njëjtat akuza, duke përfshirë “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, “shkelje të rregullave në punë”, “punësim të paligjshëm” dhe “fshehje të ardhurave dhe tatimeve”.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur përgjegjësinë ligjore të të gjithë personave të përfshirë në këtë ngjarje tragjike, e cila ka tronditur mbarë opinionin publik.