Aksidenti tragjik në Pishkash, identifikohet 20-vjeçarja që mbeti viktimë e përplasjes (Emri)

Megi Xhetani është identifikuar si 20-vjeçarja që mbeti viktimë e një aksidenti tragjik të ndodhur pas mesnatës në aksin Përrenjas-Librazhd.

Advertisements

Raportohet se viktima ishte pasagjerë në një automjet tip “Mercedes-Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi Zef Sinani, 34-vjeç.

Advertisements

Makina ku ata udhëtonin u përplas me një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut

Ky i fundit mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit dhe është dërguar në Spitalin e Traumës për shkak të dëmtimeve të shumta në trup.

Dyshohet se shkak për përplasjen është bërë qarkullimi i automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara një kthesë të fortë në Pishkash.