Dy të plagosurit rëndë nga aksidenti tragjik në Tepelenë me 4 viktima janë transportuar për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Advertisements
Ata jane Jani Meta, rreth 60 vjeç dhe Lavdie Meta, 63 vjeç.
Advertisements
Nga përplasja e tre automjeteve kanë mbetur të vdekur shtetasit, Riza Rapaj 42 vjeç; Lavdosh Bega 62 vjeç; Lefteri Bega 57 vjeç dhe Afërdita Meta 85 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISE SE SHTETIT
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R. R., 42 vjeç, banues në Luftinjë, është përplasur me automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin L. B., 62 vjeç, banues në Memaliaj. Në aksident është përfshirë edhe automjeti tip “BMV” me drejtues shtetasin E. P., banues në Gjirokastër, që qarkullonte pas automjetit tip “Toyota”.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën shtetasit R. R. dhe L. B., si dhe 2 pasagjeret që ndodheshin në automjetin tip “Toyota”, shtetaset L. B., rreth 57 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit L. B.) dhe A. B., rreth 85 vjeçe. Gjithashtu janë dëmtuar shtetasit L. M. dhe J. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër. Shtetasi E. P. dhe 2 pasagjerët në automjetin e tij janë dëmtuar lehtë. Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.