Sadik dhe Nesret Osmani humbën jetën tragjikisht në në aksidentin e Rrugës së Kombit pasditen e së mërkurës. Dy vëllezërit nga Gjilani i Kosovës, Sadiku në drejtimin e makinës “Ford”, i vëllai dhe miku i tij pasagjerë udhëtonin nga Morina në drejtim të Tiranës.
Advertisements
Në tunelin e Kalimashit makina e tyre u godit nga pas nga një Mercedes Benz që lëvizte me shpejtësi sketerre.
Advertisements
Një ditë pas aksidentit të rëndë, policia e Kukësit arrestoi shoferin e Benzit, Arben Berisha, 58-vjec me origjine nga Tropoja dhe banim në Tiranë. Nga goditja e fortë, makina ku udhëtonin viktimat u përplas me një autobot nafte.
Burime nga policia thanë se tropojani, Arben Berisha po lëvizte me shpejtësi tejet të lartë, nderkohe që shpejtësia e lejuar ne tunel është 80 km/h. Ai ishte gjobitur disa herë nga Policia Rrugore për shekje të rregullave të qarkullimit. 58-vjecari bashkë me pasagjeren 26-vjeçare K. B. mbeten të plagosur jashtë rrezikut për jetën. Po kështu u plagos dhe pasagjeri tjeter që udhetonte ne Ford, I.L. 44 vjeç nga Kosova.
Advertisements