Aksidentohet dhe përfundon jashtë rruge makina e Zjarrfikëses, plagosen dy punonjës

by editor

Makina e Zjarrfikëses është përfshirë në një aksident rrugor në fshatin Vukatanë të Shkodrës.

Advertisements

Sipas Policisë, automjeti zjarrfikës ka dalë jashtë rrugës, dhe për pasojë janë plagosur dy punonjësit e shërbimit zjarrfikës. K. M. dhe R. K. ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:20, në fshatin “Vukatanë”, shtetasi K. M., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin zjarrfikës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Advertisements

Si pasojë janë dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën shtetasit K. M. dhe R. K., ( punonjës të shërbimit zjarrëfikës).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.

You may also like