Aksidentoi me autobus të moshuarën, shoferi 50-vjeçar përfundon në prangat e policisë

Policia ka arrestuar një 50-vjeçar, i cili duke drejtuar autobusin ka aksidentuar një të moshuar. 81-vjeçarja aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Advertisements

Njoftimi:

Advertisements

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

T. M., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ky shtetas duke drejtuar mjetin autobuz dyshohet se ka aksidentuar shtetasen S. K., 81 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;