Blutë e Sarandës kanë arrestuar shoferin e mjetit që shkaktoi aksidentin me dy viktima mëngjesin e kësaj të enjtje.
Advertisements
Në pranga është vënë 17-vjeçari E.Rr, i cili drejtonte automjetin pa patentë.
Advertisements
I mituri akuzohet për dy vepra penale, “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve në mënyrë te parregullt”.
Dy turistët italianë Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano humbën jetën mëngjesin e së enjtes në aksin Sarandë-Ksamil, pasi motori me të cilin ata po lëviznin u përplas nga makina Benz, që drejtohej nga adoleshenti.
Advertisements
Grupi hetimor thotë se makina që lëvizte nga Saranda drejt Ksamilit, është gjetur në kahun e kundërt, çka dyshohet se i ka prerë rrugën motorit.
Përplasja ka qenë e forte, aq sa dëshmitarët kanë folur për ngjarje horror, me trupat e viktimave që u gjendën, poshtë makinës që i përplasi.
Pas këtij aksidenti, është pezulluar nga detyra nën komisari i policisë rrugore në Sarandë, Adriatik Shehu.