Aksidentoi për vdekje kalimtarin në autostradën Laç-Mamurras, arrestohet 21-vjeçari

by editor

Aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas (këmbësor) ende të paidentifikuar, policia vë në pranga 21-vjeçarin. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 23:10, në autostradën “Laç-Mamurras”.

Advertisements

Policia informon se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet E. B., ka përplasur një shtetas (këmbësor) ende të paidentifikuar.

Advertisements

“Si pasojë e përplasjes, këmbësori rreth 60 vjeç, ka ndërruar jetë. Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 21 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Vijon puna për identifikimin e shtetasit që humbi jetën si pasojë e përplasjes nga automjeti që drejtohej nga shtetasi E.B. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, -njoftoi policia.

You may also like