Aksidentoi për vdekje këmbësoren, arrestohet 70-vjeçarja në Shkodër

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ndërsa policia thotë se ka arrestuar drejtuesen e mjetit, një 70 vjeçare.

Advertisements

E moshuara akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Advertisements

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në lagjen “3 Heronjtë”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen E. N., 70 vjeçe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 70 vjeçarja duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur këmbësoren shtetasen L. N., 65 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër”, thotë policia.