Katër shqiptarë janë burgosur në Britani pas një aksioni të policisë që zbuloi drogë me vlerë 10 milionë paund.
Advertisements
Policia e Mançesterit u informua rreth një shqiptari që besohej se kontrollonte një serë në prodhimin në shkallë të gjerë të kanabisit në të gjithë Mançesterin e Madh dhe si rezultat ndërmori një hetim të fshehtë proaktiv midis majit dhe nëntorit 2023.
Advertisements
Këtë herë, ekipi i policisë britanike u thellua në hetime për zbulimin e “kokave” të kësaj industrie të paligjshme, dhe jo thjesht kapjen e punëtorëve të kultivimit të kanabisit.
Ata ranë në gjurmët e katër shqiptarëve, të cilët u dënuan këtë muaj nga gjykata me brug dhe do të jenë në pritje të depërtimit në Shqipëri, pas përfundimit të dënimit.
Advertisements
Emrat dhe dënimet:
Riza Hodaj, 39 vjeç, me banim në Beech Mount, Harpurhey – Shtatë vjet burg
Iriljan Hodaj, 32 vjeç, me banim në Lakeland Crescent, Bury – Katër vjet burg
Henri Shperdhea, 35 vjeç me banim në Denton Lane, Chadderton – Dy vjet e tre muaj burg
Armando Xhemalaj, 32 vjeç, me banim në Barracks Road, Bickershaë – Dy vjet e tre muaj burg
Gjykata ka urdhëruar edhe sekuestrimin e aseteve të tyre me vlerë rreth 90 mijë paund.
Gjatë këtij aksioni të policisë britanike u shkatërrua rrjeti i madh i kultivimit dhe shitjes së kanabisit, që përllogaritet me vlerë rreth 10 milionë paund.
Rezultatet e aksionit policor në 2023:
U kryen 52 urdhra kontrolli të para-planifikuara
16 kontrolle të tjera proaktive në shtëpi
73 persona të arrestuar
31 persona të akuzuar dhe të paraburgosur
46 shtetas shqiptarë të arrestuar
U gjetën mbi 13,000 bimë kanabisi
Vlera totale e përllogaritur e drogës është 10,903,200 paund