Aksioni nga SPAK, Karamuço: Në pranga edhe dy zyrtarë të lartë të policisë, njëri mik i një ish-zv/kryeministri

by editor

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka komentuar megaoperacinonin e SPAK që lëshoi 50 fletë-arreste për personazhe të njohura të botës së krimit.

Advertisements

Për të në këtë operacion kanë rënë në pranga dy zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Pa përmendur emra, Karamuço tha se njëri prej tyre ka qenë mik i mik i ngushtë i një ish-zv.kryeministri dhe që madje ka pasur mbështetjen e tij vazhdimisht.

Advertisements

”Janë emrat e dy policëve, njëri ish-drejtues i lartë i qarkut Lezhë, dhe një tjerët në Policinë e Shtetit. Janë dy, por emrat e tyre nuk kanë dalë, kam përshtypjen duhet të jenë arrestuar.

Me emrat e përfshirë dhe zonat në të cilën kanë peshë të konsiderueshme, roli i tyre lidhet me politikanë. Njëri prej tyre, një polic aty dihet që ka pasur lidhje shumë të fuqishme me një politikan të lartë, deri në zv.kryeministër”,-tha në TCH.

You may also like