Aktori Gentian Zenelaj ka qenë i ftuar së fundmi në “Pushime On Top”, ku ka folur më shumë për fëmijërinë, karrierën e jetën private.
Advertisements
Ai mes tjerash është pyetur edhe për Big Brother VIP, formatin që tash e disa vite bën bujë të madhe.
Advertisements
Artisti ka treguar vazhdimisht mbështetjen për Julian Dedën, me të cilin ka raporte shumë të mira.
Zenelaj mes tjerash u pyet edhe për fituesen e këtij edicioni, aktoren Egla Ceno.
“Eglën e kam pasur katër vjet shoqe klase. Ashtu vendosi të ndiqte strategjinë e lojës së saj. Nuk e di nëse ka qenë lojë, apo ashtu është realisht, por në shumë gjëra më ka surprizuar. E di që do e bëni lajm nëpër portale. Ajo e fitoi lojën, por profilin tonë të aktorëve më mirë e nxori Juli. Për mua ai është fituesi”, u shpreh ai.
Egla në ndërkohë ia ktheu përmes rrjeteve sociale, teksa tha: ”Burrat i shohin gratë si mbretëresha, princesha, muza, kuzhiniere, shtëpiake, nëna, bija, dashnore. Vetëm si gra nuk i shohin kurrë! Duhet të jetë shumë e vështirë për ta, prandaj me sa duket nuk bëjnë me faj njëri-tjetrin kur përdorin fjalë denigruese ndaj një gruaje”.
E njëjta mes tjerash shtoi: ““Më ka surprizuar! Nuk them për mirë apo për keq se do bëhet lajm portalesh, por më ka surprizuar për keq”.