“Aktrim. Lot fake”/ Debat i fortë mes Valbonës dhe Gjestit, banorja: Jozi është thjeshtë…

Në spektaklin e djeshem një ndër diskutimet ishte sjellja e Valbonës gjatë kësaj jave dhe raporti i saj me Jozin, disa prej banorëve komentuan për situatat e krijuara nga ajo dhe lojën e saj.

Advertisements

Loredana tha se Valbona ka luajtur me Laertin dhe G Banin dhe shtoi gjithashtu se Jozin e ka dashur për interes, që ta këtë në krah për ta mbrojtur ndërkohë Krisa e kundërshtoi duke thënë se Loredana e ka pohuar vet që në fillim kishte dyshime se Valbona kishte pëlqim për të. Gjesti gjithashtu tha se çdo gjë që Valbona bën brenda shtëpisë është fake.

Advertisements

Valbona: Nëse unë dhe Jozi do kishim pasur diçka nga jashtë do e kisha treguar. Ai është thjesht shok i ngushtë me disa miq të mi shumë të mirë jashtë. Kjo është e vetmja njohje gjë që kam me Jozin nga jashtë.

Loredana: Valbona ka luajtur edhe me G Banin dhe me Laertin. Me Jozin ka pasur interesin e vet, ka dashur një djalë që ta ketë në krah këtu brenda për ta mbrojtur sikur kishte më parë G Banin dhe Laertin.

Krisa: Këto janë përralla sepse Loredana më ka thënë se Valbona në fillim ka dashur të lidhet me të por nuk e ka lejuar Jozi. Nuk e di pse do të gënjejë sy më sy, ne këtu brenda dhe publikun jashtë.

Gjesti: Aktrim. Lot fake. Në fillim kur kam ardhur Valbona ka ardhur dhe me ka puthur qafë. Mundohej të më afronte po unë nuk e hëngra kulaçin sikur e kanë ngrënë G Bani dhe Laerti. Pse Valbona këtë javë që doli G Bani dhe tu largua Laerti fillove të qash dhe të viktimizohesh. Çfarë po bën tani se s’ke me kë të luash. Strategjia e saj është të luajë me djemtë. Silleni një djalë të ri dhe kjo të njëjtën gjë do të bëjë. Ky njëri (Laerti) të ka dashur dhe çfarë bëre ti, prishe ditëlindjen tënde dhe darkën që ai të ofroi për lojë.