Akuzat se torturonte dhe mbante të ‘burgosur’ gruan, i riu shqiptar: Ajo gënjen. Donte të ikte në Angli. Unë punoja nga mëngjesi deri në mbrëmje

by editor

22-vjeçarja shqiptare e cila prej dy vitesh dhunohej nga i shoqi dhe mbahej kundër dëshirës së saj në shtëpinë e tyre në Volos, Greqi, dyshohet se është duke u kërcënuar. Kërcënimet po bëhen nga familjarët e bashkëshortit të saj, të cilët i kërkojnë tërheqjen e padisë që ka ngritur ndaj 28-vjeçarit.

Advertisements

Në të njëjtën kohë, 28-vjeçari foli nga burgu për mediat greke, duke pretenduar se nuk po e mbante 22-vjeçaren të burgosur në shtëpinë e tyre.

Advertisements

Është gënjeshtër që e kam burgosur. Ditët e fundit, ajo donte që ne të largoheshim dhe të shkonim në Angli, ku ishin kushërinjtë e saj. Nëse do të donte të divorcohej, mund të më thoshte. Erdha në Greqi sepse doja një jetë tjetër. I kisha thënë shumë herë të dilte dhe ajo nuk donte sepse thoshte nuk mundemi. Punoja nga mëngjesi në mbrëmje dhe shtëpia ime ishte gjithmonë plot për të dhe fëmijën. U grindëm se më kërkonte të largoheshim.

Duke iu referuar fëmijës së tij 2.5 vjeç, ai tha:

Më interesonte vetëm fëmija im. Kjo është jeta ime, prandaj kam punuar kaq shumë orë, që të mos i mungojë asgjë.

I riu shqiptar Aurel Kurti, ndodhet në burg pasi prej 2 vitesh torturonte bashkëshorten e tij 22-vjeçare dhe nuk e lejonte të dilte nga shtëpia.

Kanë qenë fqinjët e çiftit ata që kanë zbuluar se çfarë ndodhte në shtëpinë e tyre dhe kanë shpëtuar 22-vjeçaren dhe vajzën e saj nga bashkëshorti shqiptar.

You may also like