Ka dalë sot para gjykatës së Durrësit, Majlind Habibi i cili akuzohet se hodhi nga ura shokun e tij, 33-vjeçarit Branko Shkoza duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja u shënua më 2 dhjetor. Fillimisht u mendua se ishte vdekje aksidentale por më pas më 10 dhjetor u arrestua 35 vjeçari.
Advertisements
Në gjykatë i riu ka mohuar krimin duke thënë se e kishte pranuar nga frika.
Advertisements
“Me ka ikur gruaja nga shtëpia me fëmijen 4 vjeç dhe shtatzënë prej kesaj ngjarje. I kërkoj prokurorit të hapë kamerat e sigurisë se unë kam qenë në punë kur ka ndodhur ngjarja. Unë me Brankon jemi rritur bashkë. Më kanë dhunuar në polici që ta pranoja, e pranova nga frika dhe se di pse e bera, por se kam bere une. Dikush tjeter që do ketë dashur të më bëjë keq mua, i ka thënë që e kam bërë unë, por une nuk kam lidhje”
Të dy të rinjtë, me njohje mes tyre, kanë qenë të dehur momentin e konfliktit, kurse shkak dyshohet se është bërë ngacmimi i gruas së autorit nga viktima, por hetimet janë ende aktive për rastin. Pas ngjarjes, i dyshuari e ka fshehur krimin, duke mos treguar, derisa trupi u gjet pas tre ditësh kërkime.