Alarm me Coca Cola-n/ Tërhiqen nga tregu mijëra kanaçe dhe shishe: Janë të mbushura me klorat

Mijëra kanaçe dhe shishe xhami me markën Coca-Cola janë tërhequr nga tregu europian.

Advertisements

Përfaqësuesi i prodhuesit të njohur në Belgjikë ka bërë të ditur se një sasi e madhe produktesh po tërhiqet për shkak të niveleve të larta të kloratit.

Advertisements

Produktet që do të tërhiqen nga tregu përfshijnë Coca-Cola, Sprite, Fanta, Fuze Tea, Minute Maid, Nalu, Royal Bliss dhe Tropico, të cilat janë shpërndarë në Belgjikë, Holandë, Britani të Madhe, Gjermani, Francë dhe Luksemburg që nga muaji nëntor.

Kjo tërheqje ka të bëjë me produktet që kanë një kod prodhimi nga 328GE deri në 338GE, i cili gjendet në fundin e kanaçeve ose në qafën ose etiketën e shisheve të xhamit. Konsumatorëve u kërkohet të mos i konsumojnë këto produkte dhe t’i kthejnë ato në pikat e shitjes për të marrë rimbursim të plotë.

“Edhe pse nuk kemi një numër të saktë, bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme produktesh të tërhequr”, deklaroi Coca-Cola Europacific Partners Belgium për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP).

“Pjesa më e madhe e produkteve të prekura dhe të pashitura tashmë është larguar nga raftet e dyqaneve, dhe ne po vazhdojmë të marrim masa për të tërhequr nga tregu të gjitha produktet e mbetura, ”shtoi kompania, duke theksuar se është “në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente në secilin prej tregjeve të prekura.”

Klorati, një nënprodukt i klorit, është një substancë dezinfektuese që përdoret për trajtimin e ujit të pijshëm. “Në fabrikën tonë në Gent po kryejmë teste në kuadër të procedurave tona të kontrollit dhe përputhshmërisë me rregulloret. Këto teste kanë zbuluar nivele të larta të kloratit,” ka sqaruar kompania.