Alarm në Tiranë/ Gjendet fëmijë i mitur pa kujdesje, policia kërkon urgjentisht familjarët

“Më datë 30.04.2035, rreth orës 16:00, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë një fëmijë i mitur rreth moshës 3-4 vjeç, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore.

Advertisements

Ai mban të veshur një palë xhinkse ngjyrë blu dhe një bluzë me kapuç ngjyrë blu.

Advertisements

Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë”-njofton policia.