Mëngjesi i së hënës do të vijojë me vranësira të dendura dhe reshje të izoluara në pjesën më të madhe të territorit por duke filluar që nga mesdita dhe në vijim pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku më të theksuara vranësirat paraqiten në skajin Verior dhe Verilindor duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore.
Advertisements
Parashikohet që mbrëmja dhe nata të përmirësojë dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Advertisements
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.