“Altin Çoku tentoi të djegë një fëmijë”, vetëvrasja e 27-vjeçares, gazetarja zbulon detaje shokuese: I kërkoi të fshinte foton, u justifikua se…

by editor

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje lidhur me vetëvrasjen e një 27-vjeçareje pas shpërndarjes së një fotoje të saj në rrjetin social “TikTok”.

Advertisements

Lala u shpreh në emisionin “Open” se viktima ishte nënë e një fëmije të mitur dhe ka qenë më herët e martuar me një shtetas nga Kosova, por për shkak të problemeve në lidhje ajo është kthyer te familja në Shqipëri.

Advertisements

Ajo zbuloi se në kushte të vështira ekonomike nëna e viktimës pastronte banesa, mes tyre edhe atë të Altin Çokut, i dyshuar se ka shtyrë 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes.

Sipas saj nëna i ka kërkuar 27-vjeçares ta ndihmonte në pastrimin e banesës së Çokut, i cili kur ka bërë foton me viktimën është justifikuar duke thënë se kanë qenë miqtë e tij të cilët kanë publikuar foton në rrjetin social “TikTok”.

Viktima i ka kërkuar 39-vjeçarit që ta fshijë foton, gjë që nuk ka ndodhur dhe e ka shtyrë këtë të fundit që në një moment të rënduar psikologjik të ngjitet në katin e katërt të banesës dhe të hidhet duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

Lala zbuloi se Altin Çoku, i njohur për një audiencë të caktuar në “TikTok” ka precedentë të mëparshëm penalë pasi ka qenë i dyshuar për vrasje dhe ka tentuar të djegë një fëmijë të vogël për të shantazhuar një ish-partnere të tijën.

Po ashtu ajo shpjegoi se Çoku shprehej gjerësisht në rrjetet sociale se edhe nëse do të arrestohej nuk do të bënte burg për shkak se është i sëmurë.

You may also like