Altin Dumani zbulon hetimin: Një biznes shqiptar tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në Shqipëri! Si u zbulua

by editor

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka zbuluan skemën se si një biznes shqiptar tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë.

Advertisements

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se biznesi tentoi t’i jepte akses mafies për të integruar të ardhurat në sektorin bankar për shtresëzimin e transfertave dhe më pas, tha Dumani, do të tranferoheshin po me ndihmën e biznesit vendas jashtë vendit.

Advertisements

Por kreu i SPAK deklaroi se u zbulua pas bashkëpunimit me bankat e nivelit të dytë duke bërë që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte

Altin Dumani: Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri, përfshin përdorimin e bankave dhe bizneseve shqiptare si ndërmjetës për organizatat ndërkombëtare kriminale si mafia italiane.

Një rast një biznes shqiptar bashkëpunoi për ti dhënë akses përfaqësues të mafias ndërkombëtare të integronte të ardhurat kriminale në sektorin bankar për shtresëzimin e transfertave që pastaj do të tranferoheshin po me ndihmën e biznesit vendas jashtë vendit.

Bashkëpunimi shumë i mirë me bankat e nivelit të dytë, bëri që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte.

You may also like