Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij te konferenca ndërkombëtare “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, zbuloi se Shqipëria javët e ardhshme do të firmosë një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara për të transformuar shtypshkronjën e letrave me vlerë, ndërsa theksoi se ambicia e qeverisë është paratë të prodhohen në vend.
Advertisements
Kreu i qeverisë shtoi se deri në 2030 synon të arrijë një qeverisje të nivelit të lartë sa i përket standardeve të respektit për ligjin, për qytetarin dhe standardeve të respektit për Shqipërinë.
Advertisements
“Do të firmosim javët e ardhme një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara për të transformuar shtypshkronjën e letrave me vlerë dhe ambicia jonë është në një kohë jo të largët që jo vetëm të prodhojmë në vend paratë, por të gjitha llojet e letrave me vlerë dhe përfshirë gjithçka ka në botën digjitale, të identifikimit përmes telefonit dhe jo më përmes identifikimit me kartë identiteti. Kështu, të arrijmë të kemi një qeverisje që në 2030 të jetë e një niveli shumë të lartë sa i përket standardeve të respektit për ligjin, për qytetarin dhe standardeve të respektit për vendin tonë”, tha Rama.
Ndër të tjera ai tha se vendi unë është mbrapa vendeve të tjera të rajonit sa i përket digjitalizimit në sektorin privat, megjithatë shtoi se tashmë janë vënë piketat e rëndësishme për të punuar në këtë aspekt dhe për të dalë të parët.
“Aty ku nuk jemi të parët, por jemi mbrapa të tjerëve në rajon, është pjesa që ka të bëjë me sektorin privat të teknologjisë digjitale. Aty kemi shumë për të mësuar dhe shumë për të bërë që të dalim të parët.
Por edhe aty janë vënë disa piketa të rëndësishme, si pajisjen e shkollave me laboratorë smart, shkollave 9-vjecare dhe të mesme, një projekt që po e bëjmë në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe ka filluar të zbatohet
Po ashtu kemi ndërtuar një legjislacionin që e kemi më të mirë, sa u përket parqeve teknologjike dhe presim prurje të rëndësishme interesimesh për tu flokuar në vendin tonë.
Jemi të vetëdijshëm ku kemi bërë progres të qenësishëm dhe për progresin që duhet të bëjmë në aspektin e pjesës që i takon sipërmarrjes dhe në përgjithësi edukimit digjital të shoqërisë”, tha Rama.