Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte pranë zonës së njohur si Shkëmbi i Kavajës në Durrës. Një autoambulancë ka humbur kontrollin pasi është përplasur me një tjetër automjet dhe është përmbysur në mes të rrugës.
Advertisements
A2 CNN ka mësuar se ambulanca vinte nga Berati dhe po transportonte një 65-vjeçar në drejtim të Tiranës, i cili shoqërohej edhe nga bashkëshortja e tij. Si pasojë e aksidentit mësohet se kanë mbetur të lënduar 3 persona, 65-vjeçari, bashkëshortja e tij dhe një infermiere, ndërsa shoferi i ambulancës ka shpëtuar pa lëndime.
Advertisements
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.