Amnistia penale/ Të dënuarit e burgut Durrës lëshojnë peticion ndaj qeverisë, zbardhet kërkesa e tyre

by editor

Një peticion është hartuar nga të dënuarit që vuajnë dënimin në IEVP Durrës.

Advertisements

Ata kërkojnë të miratohet amnistia penale në parlament dhe të mos mbahen peng i qëndrimeve politike.

Advertisements

“Falja dhe amnistia është njerëzore dhe të dënuarit duan që politika mos t’ua çojë dëm këtë mundësi për liri”, shkruhet në peticionin, që është iniciuar nga një kryefamiljar, i cili ka humbur nënën disa muaj më parë, ndërsa i ati është sëmurë dhe ka nevojë për përkujdesje.

Peticioni i drejtohet kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentares Lindita Nikolla, ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Grupeve Parlamentare. Ata kërkojnë që palët politike që gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të miratojnë amnistinë penal.

You may also like