Analisti në Kosovë bëhet qesharak: Jasir Asani as këpucët nuk mund t’ja lidhë Edon Zhegrovës

by editor

Shqipëria po bën mjaft mirë nën drejtimin e Sylvinhos, ndërkohë që në Kosovës nuk mungojnë deklaratat e “xhelozisë” nga analistë, të cilësuar si të tillë.

Advertisements

Ish-futbollisti Blendi Memaj, me vetëm 200 minuta në karrierë, tashmë në rolin e analistit sportiv në Kosovë, ka bërë së fundmi një deklaratë ku “thumbon” cilësitë e Jasir Asanit. I ftuar në emisionin “Kampionët” në Kanal10, Memaj bën krahasimin mes Asanit dhe sulmuesit të Kosovës Edon Zhegrovës.

Advertisements

“Nëse sot e bëjmë një krahasim me Kombëtaren e Shqipërisë e ke një Jasir Asani i cili po shfaq një formë të jashtëzakonshme. Tani, ta marrësh Jasir Asanin dhe ta krahasosh me Edon Zhegrovën … as këpucët s’mund t’ia lidhë. Zhegrova është një nivel i jashtëzakonshëm. Edhe Kosova, për nga kualiteti individual është më lart se Shqipëria”, është shprehur ndër të tjera Blendi Memaj.

Një tjetër deklaratë skandaloze nga Kosova, që ndërkohë po vuan së tepërmi në drejtimin e Kombëtares, por dhe jashtë fushave “analistët” vijojnë me “perlat” e tyre qesharake. Askush nuk i diskuton vlerat e edon Zhegrovës, që po shkëlqen te Lille, por nuk mund të ulet poshtë një futbollist si Asani, që i ka dhënë shumë një Kombi si Shqipëria.

Advertisements

You may also like