Andrew Tate, influenceri kontroversial i rrjeteve sociale do të rifitojë makinat e tij luksoze, pasuritë e patundshme dhe orët e shtrenjta pasi një gjykatë apeloi vendimin për konfiskimin e aseteve.
Advertisements
Andrew dhe vëllai i tij, Tristan po përballen me akuza përdhunimi dhe trafiku njerëzor në Rumani ku edhe jetojnë si dhe kanë qëndruar në burg e më pas në arrest shtëpie që pas arrestimit të tyre në dhjetor 2022.
Advertisements
Në janar 2023, prokurorët kishin konfiskuar më shumë se 15 mjete luksoze dhe 10 prona që i përkisnin të dyshuarve. Mes aseteve ndodheshin 14 orë të shtrenjta, dy blloqe metali të çmuar dhe para dhe sipas autoriteteve, kjo arrinte një vlerë 3.6 milionë euro.
Asokohe u raportua se paratë mund të përdoreshin për kompensimin e viktimave të tij dhe pagesën e hetimit nëse akuzat ndaj tij dalin të vërteta.
Gjykata e Apelit në Bukuresht apeloi vendimin që lejonte konfiskimin e pasurive të cilat iu rikthyen Tate. Në gusht 2023 influenceri fitoi edhe apelimin e një vendimin për të mos qëndruar më në arrest shtëpie derisa të caktohet data e gjyqit.
Ai dhe vëllai i tij mund të udhëtojnë tashmë nëpër Rumani, por jo të lëvizin jashtë kufijve të saj./tvklan.al