Anija “Libra” e Marinës Detare pritet të mbërrijë ditën e nesërme në portin e Shëngjinit. Anija e cila u nis mëngjesin e djeshëm për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në qendrat ku do t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare do të mbërrijë gjatë orëve të vona të pasdites së nesërme, 16 tetor.
Advertisements
Anija e parë me emigrantë është përshëndetur edhe nga kryeministrja e italisë, Giorgia Meloni. Gjatë fjalës së saj në Senatin në Romë që po mbahet dy ditë para se të mblidhet Këshillit Evropian më 17 dhe 18 tetor, kryeministrja tha se qasja e Evropës ndaj emigracionit ka ndryshuar dhe kjo falë kontributit italian. Ajo shtoi se Italia është kthyer në një model për të luftuar emigracionin e paligjshëm.
Advertisements
Gjithashtu Meloni tha se dy qendra në Shqipëri kanë filluar të funksionojnë dhe për të gjithë këtë ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për besimin dhe mbështetjen në të gjithë këtë nismë.