Gazetarja Anila Hoxha tregoi për herë të parë se është kontaktuar nga i shumëkërkuari Ibraim Lici, vëllai i të cilit u vra pak ditë më parë në masakrën e Dobraçit.
Advertisements
Gazetarja tregoi bisedën, ku Lici i kishte rrëfyer se akuzonte me emra punonjës të policisë apo ekspertëve të vendngjarjeve, që kishin manipuluar ngjarjet që ai akuzohet si i përfshirë.
Advertisements
Hoxha tregoi se gjatë bisedës, i kërkoi Licit që ai të dorëzohej dhe të raportonte publikisht për ato që ai pretendonte.
“Ibraim Lici më shkruan nga Turqia. Më dërgon fotografinë e pasaportës. Unë jam ibraim Lici thotë, e marr si shaka i them kush jeni ju. Unë jam thotë, në atë bisedë dhe atë çfarë ka shkruar ky person i kërkuar, akuzon, policinë, ekspert të vendngjarjeve, prokurorinë që sipas tij manipulonin ngjarjen. Do dëshiroja që ky njeri të dorëzohej dhe ato që ka shkruar në telefonin tim ti tregonte. Zyrtare policie me emër mi ka shkuar për manipulim ngjarje dhe Shkodra nuk është marrë asnjëherë seriozisht. Shkodra është si Vlora 2015 qe kishe frikë të lëvizje të qytet”-tha Anila Hoxha në Top Story.
Advertisements