Ankimimi i gruas së Veliajt për sekuestrimin e sendeve, tërhiqet nga çështja gjyqtarja! Kush e zëvendëson

Ankimimi i Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, nuk do të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, por nga Engert Pëllumbi.

Advertisements

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se ky vendim erdhi pasi gjyqtarja Olldashi ka paraqitur aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’.

Advertisements

Xoxa kundërshton vendimin për sekuestrimin e sendeve personale, gjatë kontrolleve te kompania ‘Harabel’

Kujtojmë se ditën e sotme në SPAK u paraqit nëna e Ajola Xoxës, Valbona, dhe biznesmeni Gentian Sula, i përfshirë në të njëjtën dosje me Veliajn.

Njoftimi:

Duke qenë se, gjyqtare Iliriana Olldashi ka paraqitur aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’, çështja nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “*” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve”, sipas disponimit nr. 01 Prot., datë 06.01.2025 të Zëvendëskryetarit të gjykatës “Lista vjetore e miratuar që përcakton gjyqtarët për gjykimet e rasteve urgjente”, i kaloi per gjykim trupit gjykues monokratik pasardhës, gjyqtarit Engert Pëllumbi.