Ankimoi masën e sigurisë, Apeli i GJKKO cakton datën e seancës për Ilir Metën

Apeli i GJKKO-së ka caktuar datën e zhvillimit të seancës për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Mësohet se seanca në Apel do të mbahet më 19 dhjetor, ora 10:00. Ilir Meta ankimoi pak ditë më parë vendimin për masën e sigurisë “arrest me burg” caktuar nga shkalla e parë e Gjykatës së Posaçme.

Advertisements

Ai akuzohet për për kryejen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.

Advertisements