Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurimit për ish-ministrin Ilir Beqaj dhe gjashtë të tjerë të akuzuar për abuzime me fondet e SASPAC.
Advertisements
Vendimi i datës 7 gusht 2024 konfirmon masat e sigurisë për të gjithë të akuzuarit dhe nuk i ka pranuar kërkesat për zëvendësim të masave, përfshirë garancitë pasurore të ofruara nga Beqaj.
Advertisements
Të akuzuarit janë:
Ilir Beqaj – arrest në burg
Ermal Kurtulaj – arrest në burg
Gazmend Haxhia – arrest në shtëpi
Elton Marini – arrest në shtëpi
Alfred Nikollaj – arrest në shtëpi
Bledar Leka – detyrim paraqitje
Bjona Zijaj – detyrim paraqitje
Apeli ka miratuar vendimet e mëparshme të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe ka ndryshuar masën për M.J. nga arrest në shtëpi në detyrim për tu paraqitur në polici. Vendimi mund të apelohet në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.
Advertisements