Apeli i Gjykatës së Posaçme, ka vendosur të lërë në burg Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin. Të tre janë arrestuar në lidhje me përfshirjen e dyshuar të tyre në vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në vitin 2018.
Advertisements
Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), vrasja e Fatbardh Licit, u krye në kushte të grupit të strukturuar kriminal, me dyshimin se Ibrahim Lici, i afërmi i tij, ishte përgjegjës për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana më 15 korrik 2018.
Advertisements
Më 10 gusht 2018, Fatbardh Lici, u ekzekutua me breshëri automatiku, ndërsa ndodhej në një lokal në lagjen Kiras të Shkodrës.
Një person zbriti nga një automjet tip “Benz” pa targa dhe e qëlloi atë, duke e lënë të vdekur.