“Aplikimi juaj do të refuzohet nëse…”- Ambasada Amerikane në Tiranë publikon videon dhe apelon: Mos i beso askujt që të premton vizë në këmbim të parave

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka publikuar një video sensibilizuese, për t’i bërë apel të gjithë qytetarëve që duan të shkojnë në Amerikë me vizë turistike që aplikimin ta bëjnë vetë.

Advertisements

Në videon, që është edhe shembulli i një intervistë për të marrë vizën, ambasada thekson se “aplikimi yt do të refuzohet dhe çdo vizë e vlefshme mund të anulohet”, nëse nuk e ke plotësuar vetë formularin.

Advertisements

“Mos i beso askujt që premton të të ndihmojë të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave. Agjencitë e vizave kanë si qëllim kryesor të fitojnë para, JO të të japin këshilla të mira. Nëse ata e plotësojnë aplikimin tënd gabim ose me informacion të rremë, TI je përgjegjës. Aplikimi yt do të refuzohet dhe çdo vizë e vlefshme mund të anulohet. Kurse paratë dhe shmang mashtrimet – ne ofrojmë informacion falas se si ta plotësosh vetë aplikimin tënd këtu: https://bit.ly/4lfcAJL”, thuhet në njoftimin e ambasadës.