Arbana e paska thënë me gojën e saj që nuk do të jetë më në Big Brother

by editor

Tani është e sigurt që “Big Brother Vip” nuk do të moderohet nga Arbana Osmani. Prej muajsh qarkullojnë lajmet se moderatoja është tërhequr nga prezantimi i “BBV3”.

Në fakt Arbana e ka thënë në një “Ask a question”, që “Big Brother” për të ka mbaruar më 6 maj, kur edhe përfundoi edicioni i tij i dytë VIP.

Advertisements

Më tej në një “live” me Luizin tha se mund të jetë ai që mund ta prezantojë, teksa në asnjë rast nuk ka pohuar se do të jetë ajo vetë prezantuese e edicionit të tretë të “BBV”.

Arbana ka aluduar për një rikthim në ekran, por është e sigurt që formula me të cilën do të rikthehet, nuk është “Big Brother VIP”.

Advertisements

Disa ditë më parë, faqja zyrtare e “Top Channel”, por edhe Sara Hoxha në një intervistë në “Më lër të flas”, konfirmuan se moderator i këtij programi do të jetë Ledion Liço.

Ndërkohë nga ana tjetër, së fundmi ka qarkulluar një lajm tjetër se moderimi i programit do të bëhet nga Arbana dhe Ledioni, kjo nisur nga faqja zyrtare e “Big Brother Albania” në “Wikipedia” ku prezantues dalin dy emra:

Advertisements

Arbana Osmani

Ledion Liço

Kjo në fakt është e vërtetë, të vetmit prezantues të “BBA” kanë qenë Arbana Osmani në edicionet prej vitit 2008 dhe 2 edicione VIP dhe Ledioni( ky i fundit vetëm një edicion të tij dhe tanimë 1 edicion VIP).

You may also like