Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Arben Derhemi, ka rihapur debatin e vjetër me Ermal Mamaqin. Në një intervistë të fundit për emisionin “Piranjat,” aktori foli për detaje nga filmi “Njerëz dhe fate 2” dhe ndau histori nga jeta e tij personale.
Advertisements
Por, gjatë intervistës, Derhemi dha mendimin e tij për disa figura të njohura të kinematografisë shqiptare.
Advertisements
Për Albano Bogdon, ai tha se ishte një “aktor shumë i këndshëm,” ndërsa Drilon Hoxhën e cilësoi “djalë i mirë.”
Kur u pyet për Ermal Mamaqin, Derhemi zgjodhi të mos komentojë, duke thënë: “Kush është ky? Çfarë është ky? Aktor”?
Derhemi dhe Mamaqi kanë pasur përplasje të herëpashershme. Derhemi e ka cilësuar Mamaqin si një “pseudohumorist”, që është futur në industrinë e filmit pa respektuar figurat e artit të vërtetë.
Mamaqi, nga ana tjetër, ka pohuar se filmat e tij janë pëlqyer shumë nga publiku dhe se suksesin e ka të provuar.
Në të kaluarën, kur është pyetur për këtë konflikt, Derhemi ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke thënë:
“Nuk kam asgjë personale me të. Është një djalë që ka rrugën e tij dhe mund të bëjë çfarë të dojë, por për mua është inekzistent”.