Modelja shqiptare Arbenita Ismajli, e cila disa muaj më parë u nda nga ish-partneri i saj, reperi Fero (Feronit Shabani), duket se këtë Shën Valentin nuk e ka kaluar e vetme. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një buqetë të madhe me lule pranë një dritareje me pamje nga Dubai.
Advertisements
Edhe pse Arbenita nuk ka konfirmuar zyrtarisht një lidhje të re, ky gjest ka ngjallur spekulime mbi një romancë të mundshme. Nuk është hera e parë që modelja ndan imazhe të tilla; verën e kaluar, gjatë pushimeve me vajzën e saj Ninën, ajo publikoi një fotografi të një tufe trëndafilash mbi një shtrat, pa shoqëruar me ndonjë mbishkrim.
Advertisements
Kujtojmë që Arbenita dhe Fero kanë qenë në një lidhje dashurie që përfundoi disa muaj më parë, pas akuzave të modeles për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj reperit. Pas ndarjes, dyshja kanë pasur mosmarrëveshje lidhur me kujdestarinë e vajzës së tyre, Nina. Fero ka deklaruar se ka fituar kujdestarinë për një vit, ndërsa avokatja e Arbenitës ka kundërshtuar këtë vendim, duke theksuar se çështja është ende në proces gjyqësor.