Ardjan Gjoloshi ishte vëzhguar me dron, shënjestra lëvizte me makinë të blinduar. Si dështoi plani i vrasësve me pagesë për të eliminuar biznesmenin

by editor

Biznesmeni Ardjan Gjeloshi vëzhgohej prej disa ditësh me dron.

Advertisements

Gazetarja Klodiana Lala ka udhëtuar drejt Kurbinit, ku ka raportuar për News24 detaje në lidhje me atentatin ndaj Gjeloshaj.

Advertisements

Ajo ka zbuluar se sipas të dhënave të grupit hetimor, një person ka kërkuar detaje në lidhje me numrin e punonjësve.

Pjesëmarrës në atentat kanë qenë të paktën 4 persona që lëviznin me një automjet Range Rover dhe një Golf.

Ata kanë hyrë në zyrën e Gjeloshaj, jo nga dera kryesore por nga një pjesë e cila nuk është e rrethuar. Në pjesën fundore rrethimi ndërpritet.

Atentatorët kanë pritur ardhjen e Ardjan Gjeloshaj për ta goditur, pasi ai lëvizte me automjet të blinduar, çka nuk lejonte eliminimin ndërsa ishte duke lëvizur me automjet.

Kur ka hyrë në zyrë “toga e pushkatimit” ka qëlluar mbi 2 personat, Gjeloshaj dhe ekonomistin 70-vjeçar.

Në largim ata nuk kanë shkaktuar shqetësim për rojen por kanë hipur në automjete dhe janë larguar.

You may also like