Arratisja e të burgosurit, reagon Drejtoria e Burgjeve: Ka shfrytëzuar hapësirat në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për t’u larguar nga rrethimi

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas arratisjes së të burgosurit, Daut Laze nga burgu i Shënkollit në Lezhë, mbrëmjen së hënës.

Advertisements

Drejtoria e Burgjeve sqaron se i arratisuri është vendosur në pranga më 16 nëntor dhe ndaj tij Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”.

Advertisements

Raportohet se Daut Laze, pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se ky i fundit ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme, të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor, për tu larguar nga rrethimi i institucionit.

“Ai ishte arrestuar më 16 nëntor 2021. Me vendimin nr. 528, akti datë 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal.

Pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se ky shtetas me mjekim të detyruar ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për tu larguar nga rrethimi i institucionit”, njoftoi sot Drejtoria e Përgjitshme e Burgjeve.