Arratisja nga qelia e 48-vjeçarit të rrezikshëm/ Arrestohen tre gardianët e burgut të Shënkollit (Emrat)

Tre gardianë të burgut të Shënkollit janë arrestuar pas arratisjes nga qelia të të dënuarit Daut Laze.

Advertisements

Në përfundim të veprimeve të kryera dhe analizimit të situatës, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar 3 punonjës të IEVP Shënkoll.

Advertisements

Ata janë: Gjin Ndoka, Tonin Nikolli dhe Zhaneta Mella.

Ndërkohë ndaj tyre është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, pasi në momentin e arratisjes së Daut Lazes kanë qenë në shërbim dhe nuk kanë përmbushur detyrat e përcaktuara me ligj. Ndërkohë pavarësisht kontrolleve dhe shumës prej 10 mijë euro të vënë në dispozicion për këdo që jep informacion, policia nuk ka arritur ende të bjerë në gjurmët e 48-vjeçarit Daut Laze.