Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Aleko Myrtollarin, 46-vjeçarin që plagosi me thikë bashkëshorten e tij, 38-vjeçaren, Marjola Myrtollarin.
Advertisements
Myrtollari e ka pranuar krimin në seancën gjyqësore të mbajtur ditën e sotme.
Advertisements
Korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi raporton se Myrtollari ka thënë në sallën e gjyqit se ka pasur dyshime për mënyrën e jetetës së bashkëshortes pasi ka deklaruar se i ka gjetur 2 varëse floriri.
“Kam qëndruar 7 muaj në Gjermani. Ika në Francë, u stabilizova atje. Ju dërgoja para në shtëpi, por kur erdha në shtëpi nuk i gjeta familje të rregullt. Fëmijët ishin të paedukuar dhe çupa nuk shkonte në shkollë. E bëra për xhelozi. Bëra veprim të nxituar për nënën e 3 fëmijëve”, mësohet të ketë thënë 46-vjeçari.
Advertisements
Mes të tjerash, Aleko Myrtollari ka deklaruar në seancën për njohjen me masën e sigurisë se nuk ka pasur qëllim vrasjen e gruas, por se kanë pasur një debat dhe ka qenë një reagim emocional.
38-vjeçarja vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës./tvklan.al