Arrestimi i Dritan Rexhepit/ Klodiana Lala tregon si u kap i shumëkërkuari, zbulohet lidhja me vrasjen e fundit në Ekuador

by editor

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar dhe ka zbuluar detaje lidhur me arrestimin e të shumëkërkuarit të drejtësisë në Turqi, Dritan Rexhepi.

Advertisements

Ajo zbuloi se drejtësia ra në gjurmët e Dritan Rexhepit pasi autoritetet italiane kishin kuptuar se ky i fundit kishte hyrë në Turqi. Nisur nga këto të dhëna është lokalizuar vila luksoze ku qëndronte Rexhepi dhe është kryer arrestimi i tij, edhe pse ai tentoi të arratisej.

Advertisements

Lala zbuloi detaje lidhur edhe me vrasjen e një shqiptari në Ekuador, ngjarje e cila ndodhi ditën e djeshme, pasi Arjan Rizai u qëllua për vdekje. Ajo u shpreh se besohet se Rizai ishte lënë si “garanci” për një ngarkesë droge, veprim ky që sipas saj Rexhepi e ka ndjekur shumë

“Dritan Rexhepi është personazhi më i rëndësishëm i botës së krimit në 2 dekadat e fundit. Nuk është një personazh vetëm vendas, por i ka kaluar kufijtë tanë dhe është kryefjalë e shumë mediave të huaja. Ai është një mendje djallëzore sa i përket rekrutimeve në botën e krimit për shkak të lidhjeve me krimin në Amerikën e Jugut.
Policia ra në gjurmët e tij. Rexhepi kohët e fundit kishte krijuar familje, është martuar me një shtetase nga Amerika e Jugut dhe është bërë baba. Autoritetet italiane e kërkonin si kreu i një karteli dhe kanë kuptuar se ai kishte hyrë në Turqi. Nisur nga këto të dhëna është lokalizuar vila luksoze ku qëndronte Rexhepi në Turqi. Në momentin që forcat e policisë kanë ndërhyrë për arrestimin e tij, ai ka tentuar të largohet por nuk ia ka dalë mbanë.

Advertisements

Në Ekuador deri në vitin 2021, Dritan Rexhepi i cili u arrestua në vitin 2014 atje, kontaktoi dhe siguroi një raport që kishte sjellje të mirë në burg dhe iu dha mundësia të kalonte në gjysmë liri. Deri në vitin 2022 pati kontakte dhe u largua më pas pa lënë gjurmë. U provua që përmes identiteve të rreme mund të kishte hyrë edhe në Shqipëri. Ka pasur edhe aksione të cilat nuk janë bërë të ditura.

Lista e krimeve të tij është shumë e gjatë. Së fundmi prokuroria e Vlorës po heton për një atentat të ndodhur 6 muaj më parë ku është vrarë një personazh i njohur i botës së krimit, dhe mendohet se është urdhëruar nga ana e grupit të tij.
Në Amerikën Latine ka shumë shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve ose lihen si garanci ose janë pjesë e grupeve kriminale. Në rastin konkret, Arjan Rizai mendohet se ka qenë një garanci për një ngarkesë droge. Sa i përket ekstradimit të tij nga Turqia, është një ?çështje shumë komplekse duke qenë se ai kërkohet jo vetëm nga Shqipëria”, u shpreh ajo.

You may also like