Arrestimi i Dritan Rexhepit, si u kap “mat” i shumëkërkuari, zbulohet lidhja me vrasjen e fundit në Ekuador

by editor

Dritan Rexhepi eshte lokalizuar nga Italia ne Turqi, duke u arrestuar me 8 nentor edhe pse ishte nje nga shqiptaret me te kerkuar nderkombetarisht.

Advertisements

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar dhe ka zbuluar detaje lidhur me arrestimin e të shumëkërkuarit të drejtësisë në Turqi, Dritan Rexhepi.

Advertisements

Ajo zbuloi se drejtësia ra në gjurmët e Dritan Rexhepit pasi autoritetet italiane kishin kuptuar se ky i fundit kishte hyrë në Turqi.

Nisur ga këto të dhëna është lokalizuar vila luksoze ku qëndronte Rexhepi dhe është kryer arrestimi i tij, edhe pse ai tentoi të arratisej.

Lala zbuloi detaje lidhur edhe me vrasjen e një shqiptari në Ekuador, ngjarje e cila ndodhi ditën e djeshme, pasi Arjan Rizai u qëllua për vdekje.

Ajo u shpreh se besohet se Rizai ishte lënë si “garanci” për një ngarkesë droge, veprim ky që sipas saj Rexhepi e ka ndjekur shumë

You may also like