Arrestimi i gazetarit për lajme të rreme, Laci ‘zbërthen’ detajet: A janë drejtuesit e policisë të drejtë me pozicionin e punës

by editor

Arrestimi i një gazetari dhe një punonjëseje të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës për krijimin e të dhënave të rreme me qëllim denigrimin e titullarëve, ka qenë në fokus të emisionit “Jetë Shqiptare”.

Advertisements

Gazetari Dritan Laci e sheh në dy linja këtë ngjarje: atë të versionit zyrtar të dhënë nga policia të shantazhit me qëllim gjobvënien, dhe linja e dytë sipas tij, që kjo ngjarje duhet të hetohet në themel nëse drejtuesit e lartë të policisë ishin vërtetë të përfshirë në afera.

Advertisements

“Unë shoh në dy linja, një e para linja që na ka dhënë linja zyrtare e policisë, rasti kur një shef sektori i AMP shantazhonte kolegët e tij, drejtues të lartë të policisë së shtetit

Linja e dytë, është nëse në të vërtetë këta drejtues policie janë kaq të drejtë në këtë rast në ndërgjegjen e tyre, në atë që është pozicioni i tyre i punës, në rastin kur kanë goditur një rast të AMPO-së. Pra vërtet drejtori i përgjithshëm i policisë është përfshirë në afera të tilla. Kjo pjesë e hetimit duhet realizuar. Ti vërtetë mund të arrestosh një gazetar një shef sektori të AMP dhe një punonjëse në këtë rast, pa e çuar hetimin nëse ka vërtetësi në këto shkrime”, tha ai.

Një ditë më parë një gazetar dhe një punonjëse e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës u arrestuan pasi akuzohen se krijonin të dhëna të rreme për të denigruar titullarët.

Gjithashtu u shpall në kërkim 39-vjeçari Kushtrim Selimi, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Nga hetimet ka rezultuar se të tre personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin “ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti”.

Në dëshmitë para hetuesve, gazetari Ervis Hasanaga ka deklaruar se detyra e tij ka qenë thjeshtë të publikonte lajmet që merrte nga punonjësja në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës Regina Omeri.

Ndërsa vetë Regina Omeri thotë se nuk ka marrë përfitime pasi lajmet silleshin nga Kushtrim Selimi, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i cili është ende në kërkim.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

You may also like