Duke komentuar arrestimin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, sekretari i OMONIA-s, Marin Suli tha se atij po i lehtësohen akuzat pasi grabitja e 11 mijë metrave katror në bregdet ka përmasat e një grupi kriminal.
Advertisements
“Është një ditë e mirëpritur që abuzuesit me pronat e bregdetit të përballen me drejtësinë. Po ashtu jemi të shqetësuar që kjo përballje me drejtësinë është e përciptë. Bashkë me z.Goro, duhet të ishte në bankën e të akuzuarve edhe ish-ministrja e Jashtme, Xhaçka, bashkëshorti i saj dhe të ashtuquajtur investitorë strategjikë që nuk janë tjetër janë vetëm miq të kryeministrit.
Advertisements
Goro sot akuzohet për shpërdorim detyre. Vjedhja e 11 mijë metra katror në Dhërmi nuk mund të jenë shpërdorim detyre. Janë vjedhje dhe për shkak të kompleksitetit, janë të gjithë figura të një grupi të strukturuar kriminal. I gjejmë të gjitha figurat në Kodin Penal çka do të thotë se z.Goro po përpiqen ta lehtësojnë”, tha ai.