Arrestimi i Liam Osmanit, Ori Nebiaj shpërthen në akuza ndaj Policisë së Shtetit: Donit të merrni vëmendje nga BBV…

by editor

Opinionistja dhe deputetja Ori Nebiaj, e ftuar në Top Story, tha se arrestimi i Liam Osmanit, pak para hyrjes së tij në shtëpinë e Big Brother VIP, ishte një show nga policia e shtetit.

Advertisements

Sipas saj, policia gjeti momentin dhe vendin e duhur, për të marrë vëmendje dhe për të shtuar ndjekësit në rrjetet sociale.

Advertisements

“U kërkua që të jenë më prezent të gjithë në rrjete sociale dhe morën vëmendjen maksimale. Momenti më i bukur, programi më i shikuar nga gjithë shqiptarët, në dy kanale live dhe morën vëmendjen maksimale. Shtojnë disa follow-ersa në Instagram në Facebook, heqim vëmendje nga diku tjetër”, tha Ori Nebiaj.

Edhe Ferdinand Xhaferaj, nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, e aprovoi, duke thënë se “ i vetmi kriter i qeverisë është Facebook-u”.

“E mira do ishte që ta merrnim informacionin që në momentin e parë, por edhe kur e morëm informacionin nuk është se mund ta linim”, tha zyrtari i policisë, Alket Shatro, i cili theksoi se ky arrestim nuk u bë për show.

You may also like