Liam Osmani, banori i cili hyri në spektaklin “Big Brother VIP 3”, është arrestuar nga forcat Operacionale të policisë së Tiranës, pasi ishte dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për mashtrim.
Advertisements
Ai ka hyrë në Shqipëri 10 ditë më parë, por sistemi në Rinas s’e ka kapur. Pikëpyetja që ngrihet: Përse nuk u arrestua kur është dënuar dy vite më parë dhe po dy vite më parë, prokuroria ka nxjerrë kërkesën për ekzekutimin e vendimit të gjykatës?
Advertisements
Lidhur me këtë çështje, Ilir Beqiri, i njohur ndryshe si “Likja” i show-t televiziv “Big Brother 6” në një intervistë, komentoi arrestimin brenda shtëpisë së produksionit të Liamit.
“Më shumë më duket si një lojë e produksionit, për të krijuar situata, pasi shikueshmëria e edicionit të këtij viti është shumë i ulët dhe duhej diçka spektakolare.
Kjo edhe nga pamjet e arrestimit, kur Liami u shfaq i qetë teksa e shoqëronin.
Sipas avokatit, Liami është arrestuar si qytetar shqiptar, ndërkaq që ai është një qytetar gjerman.
Ndërsa lidhur me dhunimin e imazhit të tij si qytetar gjerman, edhe avokati e pohoi se kjo nuk ka gjasa të ndodhë.
Liamit i takon të kthehet në atë shtëpi dhe me çfarë kemi kuptuar deri tani, Liami dhe Jetmiri janë futur që të nivelohej disi loja brenda shtëpisë”, u shpreh ndër të tjera, Ilir Beqiri.