Këtë të premte, Forcat speciale RENEA kanë arrestuar Marklen Hakën një nga personat e shumë kërkuar nga policia e shtetit.
Advertisements
33-vjeçari është arrestuar në fshatin Nikël në Krujë në oborrin e një banese. Haka cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Advertisements
Lidhur me arrestimin e tij, ka folur në një emision televiziv, Etleva Delia, e cila e ka konsideruar Hakën një personazh kyç për dosjen e fundit të SPAK, ku emri i tij del dhe lakohet në bisedat në SKY, organizim vrasjesh, sigurim kushtesh.
Ajo ka theksuar se Haka “luante me dy porta”, në njërën anë ndiqte Arben Ndokën dhe në anën tjetër komunikonte me Emiljano Shullazin dhe i jepte informacione për Durim Bamin.
Advertisements